UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurën disiplinore ndaj Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen me Kosovën, të hënën në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Euro 2020 në Grupin A.

Në njoftimin e sotëm, UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste.

Shpesh tifozët bullgarë kishin bërë thirrje anti-shqiptare gjatë ndeshjes të cilën Kosova e fitoi në sekondat e fundit, 2:3.

Golat për Dardanët, në fitoren historike – të parën në kualifikuese për Kampionat Evropian, i shënuan Milot Rashica, Vedat Muriqi dhe Elbasan Rashani në fund të ndeshjes.

UEFA ka bërë të ditur se rasti do të trajtohet më 18 korrik.