Kreu i Shtetit, Ilir Meta tha ditën e sotme se kishte regjistruar bisedën që kishte bërë me Bashën, ku i kishte komunikuar vendimin për anulimin e zgjedhjeve.

Gjesti i Metës, në fakt tregon shumë për marrëdhënien që personat kanë me Bashën, pasi thuhet se ai të gënjen dhe ndryshon fjalët nga çfarë ka thënë.

Këtë gjë e ka thënë edhe publikisht kur Meta dhe Basha ishin në konflikt, ku deklaroi se Basha të gënjen edhe kur e pyesin sesa e ke orën.

Përpos faktit se kush është Ilir Meta, më e dhimbshme është pjesa kur mendon se kush është lideri i opozitës: Një person që duhet ti regjistrosh bisedat pasi të del nga fjala.