Gazeta Bild ka publikuar ditën e sotme disa përgjime, e ndër të tjera del qartë sesi kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu kishte organizuar qindra qytetarë të Kamzës për të shkuar për të votuar në Dibër.

Po, po. Bëhet fjalë për 500 persona, të cilët ai i kishte organizuar me furgona për të shkuar për të votuar në Dibër.

Tani, disa pyetje mund të ngrihen mbi ndershmërinë e Mziut dhe të PD-së në procesin zgjedhor të vitit 2017.

Mziu kishte organizuar të gjithë bashkinë e Kamzës për të votuar në Dibër. Pse duhet që banorë të Kamzës të shkonin në Dibër për të votuar, kur ata në fakt jetojnë në Kazmë? A mos ndoshta ata kanë votuar në Kamzë njëherë dhe më pas kanë shkuar dhe kanë votuar edhe në Dibër?

Kush i ka financuar transportin për të shkuar nga Kamza në Lurë dhe kush e ka paguar hotelin që kanë fjetur ata, se nuk bëhet fjalë për 5 veta por për 500 veta.

Me poshtë pjese nga transkriptimi ku flitet për Mziun:

Arben Keshi: A janë shumë?

Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta

Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?

Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?

/Kazani.al/