Ronaldo, “fenomeni”, na një intervistë për “Marca”, ka folur për rivalitetin që ekziston në Kupën e Amerikës Latine mes Argjentinës dhe Brazilit. “Mendoj se këto dy kombëtare kanë dhënë më të mirën në fushë kur kanë luajtur mes tyre. Ky rivalitet i ka bërë gjithnjë të jenë më lart se vendet e tjera. Kam shumë miq argjentinas dhe kam qenë shumë herë në Argjentinë dhe shumë argjentinas kanë ardhur për pushime në Brazil. Ndaj, mes dy vendeve ka një marrëdhënie shumë të mirë”, tha Ronaldo.

“Fenomeni” nuk i kursen lëvdatat për një argjentinas, Lionel Messi. “Çfarë të them për të? Dua që të luaj përgjithnjë. Mendoj se Messi është një lojtar që ka lindur për të argëtuar njerëzit. Është një padrejtësi kur e akuzojnë apo krahasojnë lojërat e tij te Barcelona me ato në kombëtaren e Argjentinës. Stërvitet shumë dhe jam i sigurtë që bën shumë sakrifica për kombëtaren. Fakti që në moshën 32-vjeçare refuzoi pushimet për të qenë në Kupën e Amerikës Latine flet shumë. Shpresoj ta fitoj një trofe me kombëtaren”.