Partia Demokratike kërcënon sot me lënien e mandateve dhe kërkon krijimin e një qeverie tranzitore.

Por, çfare thoshte Sali Berisha per bojkotin dhe zgjedhjet kur drejtonte qeverinë?

Me poshte po ju sjellim dy deklarata te Berishes, ku ai shprehej se ‘Rama le të shtrihet përdhe, të bëjë ç’të dojë, unë zgjedhjet do t’i bëj. Ju bëni si të doni, bojkot ose jo. Unë ju ftoj të merrni pjesë. nëse ju doni të merrni pjesë, jeni të mirëseardhur, doni të bojkotoni… bojkotoni.’.

– Sali Berisha 27.12.2010

“Zgjedhjet do të bëhen, garantoj shqiptarët se do të jenë të lira dhe të ndershme. Zoti Rama le të shtrihet përdhe, të bëjë ç’të dojë, unë zgjedhjet do t’i bëj. Ju bëni si të doni, bojkot ose jo. Unë ju ftoj të merrni pjesë. nëse ju doni të merrni pjesë, jeni të mirëseardhur, doni të bojkotoni… bojkotoni. Keni vërejtje për Kodin Zgjedhor, sillni amendamentet. Në të kundërt vazhdoni programin sipas kërkesave të kryetari tuaj”.

– Sali Berisha 10.04.2009

“Është normale që opozita ta shohë me lupë procesin zgjedhor, unë kam mirëkuptim për këtë….përsa i përket zgjedhjeve, nuk pranoj t’i shtyj asnjë ditë, po të doja ta bëja, e kisha bërë”.