Kryeministri Edi Rama tha se shkarkimi i presidentit Ilir Meta është një lëvizje e detyruar. Rama tha përmes një shprehje popullore,  se Meta jo vetëm që e ka mbushur kupën, por e ka derdhur atë.

“Shkarkimi është një lëvizje me detyrim përcaktim. Detyrim i çdo deputeti që nuk e ka harruar betimin përpara Kuvendit. Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur. Një njeri i neveritur si politikan, si mbajtësi i vulës së lartë që ka humbur të drejtën të jetë. Meta i ka kapërcyer sipër shtetit si të ishte një tank armik. Me zakon Ilir Meta duhej shkarkuar qysh në ditën që u hodh si raketë anti-amerikane, por me ligj ai mund të shkarkohet vetëm pasi komisioni hetimor parlamentar të kryejë detyrimin kushtetues të hetimit të fakteve, dhe raportimin e përfundimit të hetimeve me shkeljen e rëndë të kushtetutës. Ndryshe nga Ilir Meta, ne kemi zgjedhur forcën e shembullit ligjor”, tha Rama.