Pas lajmit të rremë i cili u shpërnda nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu në të cilin thuhej se Kryeministri Rama ka pësuar para-infarkt dhe ka përfunduar në spital, ka reaguar ky i fundit. Ai ka përgenjeshtruar lajmin duke thënë se sapo ka dalë nga një studio arti, duke shfaqur edhe foto. Shefi i qeverisë ironizon ish-deputetin demokrat, duke i përmendur babain e tij, Fahriun, botuesin e Gazetës 55, një prej mediave pranë PD. 

Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama:

“Bëmë baba të të ngjaj! Mirë Kadriu i Bahrifalliut më paska çuar në spital me tërë kadrinjtë e portaleve,po ju o miq që merakoseni s’i keni hequr akoma kazanët nga ajfonat?! Nejse,sa dola nga studioja e Adit pas një dite larg qytetit,larg kadrinjve dhe rrëmetit, FLM për merakun“, shkruan Rama.