Kryeministri Edi Rama ka vijuar me fushatën zgjedhore, ku dhe i është përgjigjur reagimit të Presidencës këtë pasdite, i cili deklaroi se vendimi i tij për shtyrjen e 30 qershorit është një akt në përputhje me Kushtetutën.

Rama është shprehur nga Prrenjasi se 30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Meta dhe as Berisha.

Rama e ka këshilluar presidentin të lexojë me qetësi dhe kthejlltësi rezolutën e miratuar me 100 vota.

Sipaas Ramës, Meta është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë.

‘Më tha Taulanti që presidenti ka nxjerrë ca ekspertë që paska thënë se po shikon mundësi në për një datë tjerët, dhe deri sa të vendoset kjo datë, kryetarët e bashkive do rrinë në zyrë. Një tjetër pjellë kjo… 30 qershori është vulosur përfundimisht dhe nuk e ndalon dot as Iliri dhe as Saliu, artisti me fallxhoren jo e jo. Dua ti them Ilirit, sot e filluam me të po e vijojmë me të, që ta lexojë me qetësi dhe kthejlltësi rezolutën e miratuar me 100 vota. Të reflektojë mbi opinionin e Kuvendit dhe të mos e trashë më tutje zullumin ky është futur, pasi ne dhe populli nuk ka shans të merren peng. E di që ai është në pozitë të vështirë, por nuk është burrëri që të mos reflektojë dhe të kërkojë ndjesë. Pavarësisht se nuk ka bërë një gabim, por një faj, sidoqoftë normalizon raportin e tij me fajin. Halla Sali nuk ndihmon dhe ngarkon edhe më shumë atë vetë edhe një situatë që e  kanë shkaktuar ata me qëllim, por ne do të dalim pa vështirësi’, tha Rama.