Sali Berisha publikoi denoncimin e një qytetari, i cili shkruante se punonjës të IKMT kanë shkuar për të shembur banesat e Unazës së Re, por kanë harruar tritolin në makinë, i cili më pas u ka shpërthyer. Lidhur mbi këto deklarata ka reaguar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që i kujton Berishës së tritoli nuk mbahet në makina si çantë dore

“Ish Kryeminister! Z. Ish President! Z. Ish kryetar i PD! Po reagojme vetem ne respekt te moshes suaj, me trishtimin e thelle qe ka persona anonime ne kete vend qe guxojne dhe bejne shaka (nuk perdorim dot fjalen “tallen”) me njerez te moshuar si Ju.

E dime qe nuk ju duhen sqarimet dhe te vertetat, sepse do u mjaftonte nje telefonate per te vertetuar genjeshtren e mesazhit qe ju ka ardhur, por po ju bejme me dije pak te dhena, sa per te mos u turperuar ne ndonje mesazh tjeter te ngjashem, qe do nxitoni ta publikoni:

1.Materiali plases nuk mbahet ne makina si cante dore 2.Asnje makine e IKMT nuk vepron pa urdher dhe naten 3.Materiali plases nuk plas vete

Keto nga ana teknike. Per gjithcka tjeter, nuk i lutemi Zotit t’ju fale se nuk dini se ç’beni, sepse ne fakt ju e dini mire se c’beni. Lutemi qe dalldia juaj te marre fund, sepse nuk ia urojme askujt katandisjen tuaj”, thuhet në reagim