Skandalet e prodhuara nga Presidenti Ilir Meta nuk kanë të mbaruar.

Pas skandalit ku u kap  me zë dhe figurë me  bllokun e matrapazllëqeve në dorë apo bllokun e 700 mijë eurove, një tjetër aferë e Presidentit Meta, që ka lidhje me blerjen e zgjedhjeve në vitin 2009 është zbuluar.

CNA.al ka siguruar ekskluzivisht dosjen e plotë hetimore,  të cilën do ta bëjë publike  ditët në vijim.

Në një kohë, kur vendi është përfshirë nga kriza politika dhe Opozita akuzon mazhorancën se ka blerë vota, në dritë ka dalë një skandal që objekt ka presidentin Meta, në kohën kur ai drejtojnte Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për trukim zgjedhjesh nga Meta në vitin 2009.  Ka qenë gazetari Artan Hoxha që së fundmi në emisionin Opinion, i cili, bazuar në përgjimet e Prokurorisë deklaroi se Meta ishte kapur duke i kërkuar një biznesmeni 200 mijë euro për fushatën zgjedhore të  vitit 2009.

Sipas gazetarit Artan Hoxha,  dosja ku rezulton i përfshirë Presidenti Ilir Meta mban numrin “978”.

Gjithçka është mësuar pas vënies në përgjim  në vitin 2008,  të  ish-administratorit të  DIA-s, Kastriot Ismailajt, i cili është i akuzuar për pastrim të rreth 7 milionë eurove.

Në përgjime është regjistruar edhe SMS e marrë nga Ismailaj nëpërmjet numrit të  telefonit (0682031701) ,  i cili  dyshohet  se është përdorur nga  Meta.

Sipas procesverbalit, të Departamentit të Hetimit të Krimeve në Policinë e Shtetit, që mban datën, 28.06.2009, rezulton se me datë 22.06. 2009, dy ditë para se të mbaheshin zgjedhjet vendore, Kastriot Ismailaj, ishte kontaktuar nga Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar 200 mijë me patjetër.

“Nesër në darkë (më 23 qershor), duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”, shkruhet në SMS.

Çfarë kërkoi Ilir Meta? Çfarë ishin ato 200 mijë që i donte dy ditë para zgjedhjeve, kumbulla, mollë apo euro?

Monika Kryemadhi e cila del dhe ulëret rrugëve për vjedhje votash, të vërë ulërimën në shtëpinë e saj, tek bashkëshorti që drejton LSI-në në hije.

As Monika Kryemadhi dhe as Ilir Meta nuk kanë moral politik, të flasin dhe të hedhin akuza për vjedhje votash, kur vetë janë të zhytyr kokë e këmbë.

Ditët në vijim, CNA.al do të sjell detaje nga dosja hetimore “978”, e cila përveç aferës së Metës për trukim  zgjedhjesh, hedh dritë edhe mbi një tjetër skandal më të rëndë. Skandalit të përfshirjes së prokurorisë në këtë aferë korruptive./