Një Gjykatë Federale ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Joaquin “El Chapo” Guzman, plus 30 vite. Gjykata gjithashtu ka urdhëruar konfiskimin e 12,6 miliardë dollarëve nga pasuria e bosit meksikan të drogës.

Para dhënies së vendimit, avokatja e tij Mariel Colon, e cila e vizitonte rregullisht El Chapo-n në burg para vendimit, tha se do ta apelonin dhe ishte optimiste. Sipas CNN, vetë trafikanti tha në gjykatë: “Këtu nuk u dha drejtësi”.

Pas një gjyqi që zgjati disa muaj, një juri vendosi në shkurt të shpallte Guzman fajtor për 10 akuza:

– Pjesëmarrje në krimin e organizuar

– Trafik ndërkombëtar i kokainës, heroinës, metamfetaminës, marijuanës, si dhe prodhim i marijuanës

– Importim kokaine

– Trafik kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Trafik ndërkombëtar kokaine

– Përdorim i armëve të zjarrit

– Pastrim i produkteve të veprës penale.