Nga Ardit Rada/

Presidenti Ilir Meta e thelloi me tej nonsensin juridik qe ka nisur rreth dates se zgjedhjeve, duke afishuar daten e re te votimeve per pushtetin lokal, pa u konsultuar me shumicen dhe pa dhene asnje sqarim nese opozita kishte rene dakord per kete date.

I pyetur se çfare pozicioni kishte patur Lulzim Basha per daten e re te zgjedhjeve, Meta i bishtnoi pyetjes, nderkohe qe dihet se Edi Rama nuk u paraqit fare ne takim. I bie keshtu qe i vetmi politikan qe ka qene dakord per daten e re te zgjedhjeve te kete qene Petrit Vasili. Megjithese dihet se opinioni i tij eshte me pak rendesi per krizen aktuale…

Dekreti i anullimit te zgjedhjeve solli konflikte te medha politike ne shume qytete te vendit. Djegia e shume KZAZ-ve neper disa qytete ktheu friken ne zgjedhje, nderkohe qe kreu i shtetit, burimi i vertete i kesaj dhune, nuk denjoi te beje asnje deklarate sado formale (as nepermjet rrjetit social te zedhenesit te tij), qe t’i denonte keto akte.

Ilir Meta po synon qe me dekretin e tij te ri, pasi dogji KZAZ-te neper Shqiperi, t’i vere flaken dites se zgjedhjeve. Eshte me se e pritshme qe tani bashkite e rreshtuara me opoziten te dalin e te thone qe 30 qershori nuk eshte dite zgjedhjesh, pasi ne e kemi nje te tille: 13 tetorin! Mbetet te shihet nese kesaj rradhe ministria e drejtesise do e fuse ne Fletoren Zyrtare dekretin e rradhes te presidentit, me shpejtesine e dekretit paraardhes…