Djem, na vjen keq, por kemi një lajm të keq për ju. Cigarja që e pini çdo ditë dhe mendoni se ju bën të dukeni “cool”, në fakt mund të jetë arsyeja pse penisi juaj është tkurrur.

Sipas ekspertëve, pirja e duhanit mund të ketë shumë efekte negative tek burrat, duke përfshirë çrregullime erektile dhe madje tkurrje.

Duke foluar për Mirror Online, urologu Marc Laniado tregoi se kjo nuk është diçka për t’u çuditur. Ai tha:

 “Çrregullimi erektil është problem i madh. Për të pasur një ereksion të duhur, duhet të keni qarkullim të mjaftueshëm të gjakut. Duhanpirësit kanë më shumë shanse të zhvillojnë arterosklerozë në enët e gjakut, duke përfshirë edhe ato në penis, të cilat mund të reduktojnë qarkullimin e gjakut”.

“Përbërësit kimik në cigare kanë efekt edhe në formën e penisit; nikotina shkakton ngushtim të enëve të gjakut. Kjo mund të jetë e përkohshme ose – eventualisht – e përhershme”.

Ai shtoi: “Shpesh themi se ereksioni nuk është aq i mirë, nuk jam zgjuar sot me një ereksion siç ndodhte ditëve të tjera. Nganjëherë ka njerëz që thonë se penisi i tyre është duke u zvogëluar me kalimin e viteve, pasi cigarja ndalon qarkullimin e gjakut në penis”.

Kështu, pirja e duhanit sipas ekspertit mund t’ju japë ndjenjën se penisi juaj po tkurret dhe zvogëlohet.