Teksa shikon reagimet një ditë pas protestës, të duket se po shikon një film që të gjitha skenat janë histeri.

E gjitha protesta e mbrëmjes së djeshme, ishte një turp i madh i opozitës shqiptare dhe i militantëve që e ndjekin nga pas.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Shqipëri, që policia e Shtetit të sulmohej pa pushim me bomba molotov, që shpërthenin mbi kokat e të rinjve dhe të rejave të veshur me uniformën blu.

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që nën vëzhgimin e një lideri partie, të tentohej vrasja në masë e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Për gati 5 orë, sekondë e çdo minutë, pa pushim, militantë të mbuluar me maska hidhnin bomba molotova në drejtim të Forcave të Policisë.

Dhe për të gjitha këto, kreu i Shteti pati dy reagime, që u bëhej thirrje të dyja palëve të ruanin qetësinë. Ditën e djeshme, Ilir Meta ka reshtur që qeni staturë presidenciale, me reagimet e njëanshme që kishte.

Kulmi i histerisë, erdhi kur i ashtuquajturi “mbrojtës i policëve”, sekretari organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, u shoqërua nga policia.

Kur protesta po i kalonte të gjithë durimet, FNSH vendosi që të ndërhyjë duke shpërndarë turmën me gaz lotsjellës si dhe me makinat me ujë.

Por, nga ana tjetër sekretari organizativ i PD-së, dmth ai që ishte përgjegjësi që militantët të mos shpërthenin me bomba molotov ndaj policisë, nuk iu bind urdhërit të policisë për tu larguar.

Pasi tre herë ju bë thirrje nga policia dhe pasi e refuzoi, u urdhërua shoqërimi i tij. Por, në ikje e sipër, Dollapi, që kishte ardhur për të rrëzuar Ramën, u rrëzua vetë.

Pasi u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, militantë shkuan atje për të shpëtuar Dollapin. E si të mos mjaftonte kjo, kreu i Shtetit, ai që si fillim duhet të ishte shqetësuar për jetën e policëve, nuk e tha asnjë fjalë për dhjetëra policë të plagosur, por i doli në mbrojtje sekretarit të PD-së. E kur shikon edhe histerinë e analistëve, për gazin lotsjellës, që gjasme na qenka përhapur aq shumë në Tiranë, sa po shqetësonte banorët, dhe nuk thonë as edhe një fjalë për zhurmat, flakët, bombat molotov, e kupton se halli i Lulit, Monës, Metës dhe Salës është vetëm karrigia

/Kazani.al/