Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Prej vitesh në skenë, këngëtarja ka fituar zemrat e shqiptarëve.

Aurela njihet për karakterin e saj energjik dhe kjo e bën ta vlerësojnë më shumë. Po ashtu këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale. Në një postim të fundit ajo i ka bërë fansat të ‘shkrihen’ së qeshuri.

Teksa shfaqet e veshur me një bluzë të bardhë, me mbishkrimin zbulon një detaj interesant. “Nuk mbaj firma se jam firmë vetë’, shkruhet mbi bluzë.

“E thjeshtë, e pastër, pambuk po e po as bëhet llaf”, ka shkruar këngëtarja në diçiturë.