Komisioneri Johannes Hahn ka folur sot nga Brukseli për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Hahn tha se Gjermania ka kërkuar më tepër kohë për t’u shprehur. Sipas tij, zgjerimi i familjes evropiane është diçka e nevojshme dhe strategjike.

Por komisioneri i zgjerimit nuk e fshehu se disa vende janë kundër hapjes së negociatave.

Ai u shpreh se Danimarka dhe Holanda janë ende skeptike për Shqipërinë.

“Është me rëndësi të pranohen arritjet e Shqipërisë sa i përket marrëveshjeve mes saj dhe BE-së. Përshembull në sistemin e drejtësisë ka një arritje të madhe” – shtoi Hahn.