“Sekreti im” është kënga e Xhensilës dhe e Pirro Çakos që fitoi zemrën e të gjithëve. Ditën e djeshme kantautori ka qenë i ftuar në “B.E Coffe”  ku dhe ka zbuluar më shumë detaje sesi erdhi kjo këngë. Ka qenë aktori Bes Kallaku ai që ka rrëfyer se bashkëpunimin e kishin kërkuar ai dhe bashkëshortja e tij.  “Unë kam qenë me Xhensilën kur i kemi kërkuar Pirros për një bashkëpunim dhe, të them të vërtetën, nuk jam ndier kurrë në një gjendje të tillë shpirtërore.

Kur i kemi thënë “kemi dëshirën që të bëjmë një këngë të dy dhe ai tha “patjetër”. Por kur pastaj i thamë “joooo, Xhensila ka dëshirë për një bashkëpunim me ty, ai na dha një përgjigje që rrallë ndodh në artistë të këtij niveli”, – tha Besi duke vlerësuar modestinë e Pirros.“Ore, mos ju prish punë unë juve?” ua kishte kthyer Pirro pasi mësoi se Xhensila donte të këndonte me Pirron. “Këtu duket thjeshtësia e një artisti me vlera të jashtëzakonshme si Pirro Çako…” – tha Besi në fund pasi e falënderoi, duke shtuar se as vetë nuk po e kuptonte sa ‘filozofik’ dhe i ndjeshëm ishte bërë sot para Pirros Çakos.