E provokoi në fushë, por Florenzi nuk mban inati me Ronaldon.

Gjatë ndeshjes Roma-Juventus, ku triumfuan vendasit, janë përplasur Cristiano Ronaldo dhe Florenzi.

Gjithçka ndodhi në minutën e 60-të, italiani protestoi, ndërsa ish-lojtari i Real Madridi reagoi duke i thënë “je shumë i shkurtër” për të folur.

Kjo irritoi Florenzin dhe u desh të ndërhynin shokët e skuadrave për të qetësuar situatën, derisa gjyqtari u mundua t’i qetësojë duke mos dhuruar kartonë të verdhë.

Pak minuta më vonë, Florenzi u hakmor në mënyrën më të mirë, duke shënuar për 1-0 në minutën e 79’, para se Dzeko të shënojë për 2-0 në minutat shtesë.

Pas ndeshjes, kapiteni i Romës tha: “Ronaldo është fitues i Topit të Artë dhe mendon se mund të thotë çfarë të dëshirojë. Por, unë gjithashtu them shumë budallallëqe në fushë dhe gjithçka mbetet aty”. Momenti kur Ronaldo tallet keq me Florenzin dhe reagimi i ashpër i kapitenit të Romës