Anjeza Maja është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar. Pas një shkëputjeje jo të shkurtër nga televizioni ku bukuroshja nisi rrugëtimin e saj, ajo ka lajmëruar pak më parë në llogarinë në ‘Instagram’ se do të rikthehet sërish atje ku nisi gjithçka.

“Bashkë prapë tek Maratona e Këngës 2019, nisim këtë të shtunë”,- ka shkruar Maja në foton e shkrepur nga prapaskenat e koncertit, i cili viziton çdo vit të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të sjellë ritmet e muzikës folklorike, por dhe moderne me emrat më të njohur të estradës shqiptare.

Mesa duket pas kaq kohësh, Anjeza ka vendosur të gjendet sërish pranë të njëjtit staf, i cili e ka shoqëruar për vite me radhë në drejtimin e Maratonës së Këngës Popullore.

Kujtojmë se gjatë periudhës së shkëputjes nga ‘Tv Klan’, Maja ka drejtuar programin emisionin ‘E zgjidha’, i cili trajtonte kauzat sociale të individëve dhe familjeve të ndryshme, por dhe programin e paradites ‘Në Shtëpinë Tonë’ në ekranin e ‘Top Channel’