Sasia e spermës është tregues edhe për një sërë problemesh shëndetësore.

Ky është përfundimi i një studimi të realizuar së fundi nga një grup mjekësh të kryesuar nga profesori i Universitetit të Padovas Alberto Ferlin.

Mësohet se në këtë studim morën pjesë 5177 meshkuj.

U arrit në konkluzionin se meshkujt që kishin sasi më të vogla sperme, shfaqnin edhe probleme të tjera shëndetësore si tensioni i lartë i gjakut, yndyrna mbi normë dhe nivel të ulët testosteroni.

Sasia e ulët dhe kualiteti i dobët i spermës janë dy faktorët e rrezikut tek një në tre çifte që kanë probleme të bëjnë fëmijë.

“Meshkujt infertilë kanë më shumë gjasë që të kenë probleme shëndetësore apo faktorë të rrezikut që mund të ulin kualitetin e jetës dhe jetëgjatësinë”, ka deklaruar Dr. Alberto Ferlin.

Autorët e studimit kanë theksuar se sasia e spermës nuk shkakton problemet shëndetësore, por sasia e vogël e saj është tregues i problemeve.