Seanca parlamentare e kësaj të enjte u shoqërua me debate të forta lidhur me vendimin e presidentit Ilir Meta për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Në mbyllje të seancës, me 100 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenime është votuar rezoluta kundër vendimit të kreut të shtetit për të shfuqizuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Ndërkohë, krahas përplasjeve politike, ligjvënësit kanë gjetur edhe kohë për të pozuar.