Ilir Meta që nga dita e hënë është në Sarajevë, teksa theu bojkotin e qeverisë shqiptare dhe Presidencës dhe qeverisë kosovare për të mos marrë pjesë në samitin e vendve të rajonit.

Për këtë rast unikal të funksionimit të Presidencës shqiptare janë axhendës së shqiptarëve në të gjithë rajonin kemi paraqitur shqetësimin tonë, por është vetë Ilir Meta që përmes postimeve të tij në rrjetin social “provokon” herë pas here shqiptarët.

Ndonëse Samiti ka përfunduar ditën e martë, kreu i shtetit shqiptar vijoi të qëndrojë për relaks në kryeqytetin e Bosnjës dhe s’lë frymor pa marrë me dhunë për të bërë foto me të e për ta postuar në adresën e tij në rrjetin social, në tentativë për të dhënë mesazhe të koduara për kundërshtarët e tij politikë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Në fillim publikoi një foto me një qen endacak, të cilin e ka quajtur Darko dhe ka vendosur ta “çiftojë” me macen e tij Sasha dhe për t’i dhënë një dhomë me banjo më vete në vilën që ka në Gjirin e Lalzit.

Por nuk është ndalur Meta në aktivitetin e tij relaksues teksa ka brohoritur nëpër rrugët e Sarajevës ekipin e Celtic, duke kënduar dhe himnin legjendar të këtij ekipi.

Sërish nga Sarajeva, sot Presidenti ka “goditur” me postimet e tij, teksa ka dërguar një foto me fanellën e ish ekipit skocez të Rudi Vatës, duke i uruar suksese dhe duke dhënë një mesazh të koduar për politikën e trupin diplomatik në Tiranë. Bashkë me foton ‘mbërriti’ sot në Shqipëri.

Që Ilir Meta kërkon të jetë aktiv në rrjetet sociale, është punë e tij dhe e menaxhon vetë axhendën e tij ditore dhe javore.

Ne na shqetëson fakti se Ilir Meta vijon të zgjasë pafund vizitat e tij sa herë del jashtë vendit, ku niset për të marrë pjesë në një takim apo samit dhe qëndron një javë më pas, me gjithë stafin e zgjeruar të këshilltarëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Eshtë një kosto e rëndë ekonomike për arkën e shtetit shqiptar një qëndrim i tillë privat, pasi ka shpenzime të larta qëndrimi i një delegacioni të tillë të zgjeruar jashtë vendit.

E shprehim këtë shqetësim në kushtet kur fatura e rëndë e shpenzimeve të Presidentit, që nga pasditja e së hwnës e deri sot në mëngjes, do të përballohet nga arka e lodhur e shtetit shqiptar.

Por problem është dhe nëse Ilir Meta e përballon këtë qëndrim gati një javë në Sarajevë me shpenzime private, pasi do të duhet të verifikohet burimi i financimit dhe analizohen faturat.

Nëse e përballon me shpenzimet e veta, organet ligjzbatuese shqiptare duhet të evidentojnë se ku i ka gjetur paratë kreu i shtetit, pasi nuk është rasti i vetëm Bosnja.

Kështu ka bërë dhe gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, në Malin e Zi, në Gjermani disa herë, dhe kudo ku ka pasur ndonjë vizitë, deri në Azerbajxhan.

Hetimi duhet të shtrihet dhe më tej, nëse kjo vizitë e stërzgjatur e Metës në Bosnje është mbuluar nga ana e rusëve, të cilëve u bëri “qokën” e radhës përmes pjesëmarrjes në samitin e organizuar nga njeriu i tyre në këtë vend, udhëheqësi i serbëve të Bosnjes, Dodik.

Kjo nuk përbën çudi, sepse Meta ua ka marrë “dorën” financimeve ruse, pasi dhe lobimi në SHBA është bërë me paratë e derdhura nga rusët, për të cilat është nën hetim.

Ka ardhur koha që të bëhet një transparencë e plotë për shpenzimet e Metës dhe më gjerë./Pamfleti