Në Tiranë janë mbledhur krerët e shërbimeve inteligjente ushtarake të të gjitha vendeve të NATO (Komiteti i Inteligjencës Ushtarake të NATO).

Mësohet se sot më herët gjatë ditës, në takim ka marrë pjesë edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në takim është disktuar edhe situata politike në vend dhe drejtuesit e inteligjencës së Aleancës së Atlantikut të Veriut janë informuar lidhur me zhvillimet e muajve të fundit në vendin tonë.