Moise Kean është shndërruar në protagonist të lajmeve të fundit për shkak të një video të postuar nga ai vetë. Futbollisti që aktivizohet me Italinë është i grumbulluar aktualisht me Kombëtaren U-21, pasi kjo e fundit do të zhvillojë Europianin e kësaj grupmoshe.

Pak orë më parë 19-vjeçari postoi një video në rrjetet sociale, teksa shfaqej duke shijuar ritmet e një këngë, por në një moment shfaqet edhe një person në krevat me të brendshme. Të gjithë që e panë këtë video u bënë kurioz dhe ‘bomberuan’ futbollistin me pyetjen: “Kush është ajo me të brendshme?”

Kjo solli një reagim të futbollistit i cili u përgjigj duke i befasuar të gjithë: “Është Zaniolo.” Futbollisti i Romës gjithashtu është i grumbulluar nga Italia U-21 dhe ndodhet në të njëjtën dhomë në hotel me Kean, por për shkak të flokëve të gjata është ngatërruar nga fansat.