Kreu i Shtetit, Ilir Meta hodhi poshtë propozimin e ministres së Arsimit, Besa Shahin.
Edhe pse me shkelje të shumta dhe të vërtetuar, Mynyr Koni nuk u shkarkuar nga Meta.


E madje, në argumentet e mosdekretimit të shkarkimit të Mynyr Konit, Meta ishte zgjatuar aq shumë sa të lihej të kuptohej se ai po fshinte diçka.


Vetëm tenderi për rojet, që thua ti në Universitetet tona ruhet formula e Coca-Cola-së, për tu mbrojtur kaq shumë, do mjaftonte për ta futur në burg Konin.
Por ka patjetër arsye, pse Meta e mbron atë, dhe arsyet duket se janë vetëm e vetëm financiare.


Është e dukshme, se Koni jep kontribitin e tij, të majme ndoshta tek familja e Metës, politike qoftë apo ndryshe.


Kjo është e gjitha pse Meta e ka marrë me gjithë pasion mbrojtjen e Konit nga abuzimrt e skajshme