Pjesëmarrësit e një gare për larjen e dhëmbëve janë kritikuar nga dentistët për higjien të dobët orale në të gjithë botën.

Në epizodën e mbrëmshme të “reality show”-it, pjesëmarrësit e këtij emisioni u panë duke larë dhëmbët me furça elektrike

Por, dentistët thonë se ky mjet po i shkakton presion mishit të dhëmbëve, duke i bërë ata që të zbuten si rezultat.

Gjithashtu, i njëjti mjet higjienik po dëmton zmaltin e dhëmbëve, duke çuar në ndjeshmëri dhe ekspozim të dentinit të verdhë brenda dhëmbëve.

Dr Rhona Eskander, një dentisti kozmetik me seli në Londër, druan se shikuesit e shfaqjes mund të kopjojnë teknikën e gabuar.

Ajo paralajmëroi se ky është një ‘proces i pakthyeshëm’, pasi sikur mishi, ashtu edhe zmalti nuk mund të zëvendësohen kurrë.