Një nga ngjarjet që tronditi politikën në Shqipëri ishte kapja e një sasie të mëdha parash në një makine Toyota Yaris.

Kjo çështje po hetohet në Shqipëri, por edhe në Belgjike dhe një gjykate belge i ka kërkuar Prokurorisë shqiptare që të pyesë për llogari të saj edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se nga e kishte mësuar informacionin për makinën me para.

Në një raportim LIVE, gazetarja Anila Hoxha bëri me dije se gjyqtari belg Laurent Hauzgen i ka kërkuar dy Prokurorëve të çështjes që t’i bëjnë tre pyetje kreut të PD: Pyetja e parë është se si u informua Basha për sasinë prej 3,4 milionë Euro? Cilat ishin informacionet ekzakte? Si dhe: Kush ja dha këto informacione?