Grupi i deputetëve të Bundestagut gjerman ndodhen në konferencë për shtyp. Ata ndodhen në Tiranë në kuadër të një turi rajonal

Parlamenti nuk është pazar

Josip Juratovic: Në një moment apo një tjetër gjithkush është i lirë të bëjë demonstrata apo protesta, por bojkotimi i parlamentit do të thotë bojkotim i demokracisë. E thënë thjesht për mua parlamenti ka të njëjën shenjtëri si Kisha. Nuk është pazar. Kam përshtypjen që është shndërrar në një sport të dashur për shqiptarët, nëse nuk je dakord atëherë po bojkotoj.”

Per  zgjedhjet te respektohet Kushtetuta

Josip Juratovic:“Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Nëse Kushtetuta parashesh që zgjedhjet do të duhen të zhvillohen në një moment të caktuar kohor duhet të zhvillohen në këtë moment kohor.  Nëse kjo është krizë politike apo kjo do e tregojë koha por kjo situatë do ndikojë në vendimin për integrimin e BE. Duhet të flasim hapur si europianë. Jo të gjithë europianët janë entuziastë për zgjerimin e BE-së”