Të gjithë e njohin restorantin Ceren, konsiderohet një nga më të mirët në Shqipëri, gjithmonë plot dhe në pritje të gatimeve dhe relaksit në natyrë. Kryeministri Rama është ndaluar sot pikërisht tek restorant Cereni i Ismetit, që ndodhet në Surrel.

Me një foto postuar në Instagramin e tij Rama shihet me Ismetin për të cilin na njeh duke na treguar se pasi mbaroi studimet e larta në Londër për gastronomi dhe turizëm u kthye dhe bashkë me familjen iu përkushtua sipërmarrjes me 40 të rinj të punësuar nga zona.

‘Ne katunarët e Surrelit jemi shumë krenarë për “Cerenin”’, shkruan ndër të tjera kryeministri. Më poshtë keni postimin e plotë dhe foton.

Ne katunarët e Surrelit jemi shumë krenarë për “Cerenin”, një nga restorantet më të mirë në Shqipëri, ku Ismeti ka derdhur tërë pasionin e mjeshtërinë e tij, pasi kreu studimet e larta në Londër për gastronomi e turizëm dhe bashkë me familjen, i’u përkushtua kësaj sipërmarrjeje shembullore me 40 të rinj të punësuar nga zona