Specialistët e Interpol Tirana kanë ekstraduar nga Belgjika drejt Shqipërisë një 41-vjeçar, i cili nëntë vite më parë u dë nua në mungesë me 6 vite burg për veprat pe nale “Vjedhje me dh unë” dhe “Mbajtje pa leje e ar mëve lu ftarake”. Bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Brukseli/Belgjikë drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar: Alket Preka, 41 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dë nuar me 6 vjet b urg për veprën pen ale “Vjedhje me dh unë” dhe “Mbajtje pa leje e ar mëve lu ftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e ar mës një automjet dhe e ka çuar në Shkodër. Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një ar më zjarri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arr estimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.