Gjatë ditës së djeshme ish-kryeministri Sali Berisha publikoi mesazhin e një qytetari ku thuhej se Arben Ahmetaj ishte dhunuar në Kavajë nga Gentian Daja dhe Elvis Rroshi.

Sipas mesazhit të qytetarit përplasja fizike mes tyre kishte ndodhur në një lokal në qendër të qytetit, ku ishte planifikuar që të mbahej mbledhja e strukturave lokale të partisë socialiste.

Mirëpo vetë Ahmetaj ka zgjedhur që të reagojë ndaj Berishës duke publikuar një foto nga palestra që sipas tij ishte live.

Reagimi i Ahmetajt:

Dedikuar Saliut, një foto live.

Doktor, faleminderit qe kujdesesh për mua, se dhe unë kujdesem shumë për veten.

Jam shëndoshë e mirë sic e sheh, sherret t’i kam lënë ty si përherë 

Reagimi i bërë më herët nga Berisha:

Rrihet keq dhe ndryhet ne qenef mender ministri Ahmetaj!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

pershendetje dr Gent Daja dhe Ervin Rroshi rrahin Arben Ahmetajn ne lokalin poshte selise se PS ku do te mbahej mbledhja e partise e programuar ne oren 18:00. Dyshja Rroshi-Daja i jane kundervene Ahmetajt sapo ka hyre ne lokal duke i gjuajtur me gote dhe degjeneruar me nje fjalor vulgar.

Klientet e lokalit e kan mbajtur ne tualet Ahmetajn deri ne momentin e nderhyrjes se Policise se Shtetit per te qetesuar situaten. Pervec gotave e shisheve te thyera nga konfrontimi tyre,deme ka pesuar edhe Ahmetaj pasi eshte perplasur ne xhamin e lokalit.

Po ashtu sherri ka vazhduar edhe me servilat e Ahmetajt te cilet i jane kundervene kryesisht kreut te PS ne Kavaje Gent Dajes te cilit e kane goditur kete te fundit