Lulzim Basha është shfaqur i emocionuar në qytetin e Pogradecit. Kreu i Partisë Demokratike ka treguar se i mungon ish deputeti Klevis Balliu i cili është arrestuar nga policia për bllokim të akseve rrugore dhe dhunë ndaj forcave të policisë.

Ndër të tjera, Basha tha: “Na mungon dikush sot, na mungon sepse Rama ka vendosur të kthejë burgun politik. Na mungon Klevis Balliu, i cili mbahet me urdhër politik vetëm sepse qëndroi në krah të qytetarëve që i dhunoi policia. Unë jam krenar për Klevis Balliun.

Mesazhi që ju çon është që të qëndrojmë edhe më fort, edhe më të vendosur në krah të njerëzve dhe të kauzës sonë dhe ta tregojmë veten fuqimisht të shtunën në 11 maj në Tiranë”, shprehet Basha.