Meqë po flitet sesa e ndershme dhe çfarë raporti ka në fakt PD në raport me procesin zgjedhor po ju sjellim në vëmendje një fakt interesant nga zgjedhjet vendore të 2016 në Dibër.

Pas shkarkimit të Shukri Xhelilit si kryetar bashkie, u mbajtën zgjedhjet vendore në këtë bashkie. Nuk kishte si të mos ndodhte ndryshe, që në krye të demokratëve, ditën e zgjedhjeve të ishte Flamur Noka.

Deri këtu edhe mund të kuptohet se Flamur Noka nga Kukësi, zgjedhjet në Dibër, Kukësi e Dibra kufitare me njëra-tjetrën.

Por, ajo çfarë duket krejt diçka e pamendueshme nga mendja e një njeriu normal është fakti se ditën e zgjedhjeve në Dibër,  vajti dhe Dasho Aliko.

Dasha Aliko i Gjirokastrës, mori grupin e tij, dhe nuk po flasim për ndonjë grup intelektualësh, por po flasim për Dasha Alikon e Lazaratit, e mendohet qartë se çfarë grupi mund të ketë pasur.

E mendoni dot, Dasho Aliko nga Lazarati shkoi ditën e zgjedhjeve në Dibër? Vështirë ta mendosh por që kështu ka ndodhur.

/Kazani.al/