Brenda tre ditëve kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë dy fletëthirrje nga Prokuroria për të dëshmuar për dy çështje të rënda si janë: implikimin i tij me rastin “Toyota Yaris” dhe lobimi rus i PD-së në SHBA.

Sot Lulzim Basha është thirrur nga Prokuroria e Tiranës si i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017.

Ndërkohë vetë dy ditë më parë Prokuroria belge ka kërkuar të marrë dëshminë e kreut të PD, Lulzim Basha, për denoncimin e bërë prej tij lidhur me rastin “Toyota Yaris”.

Pala belge ka i ka dërguar një letërporosi palës shqiptare me 4 pyetje për Bashën.

Pas kësaj kërkese Krimet e Rënda kanë caktuar një seancë pyetjesh për kreun e Partisë Demokratike.

Kujtojmë se aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor të vitit të kaluar, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Mjeti tip “Toyota Yaris”, ku u gjetën paratë ishte në një koncesion bashkë me mjete të tjera të cilat ishin porositur për shitje në Shqipëri. Autoritetet shqiptare janë duke hetuar për dërguesin si dhe porositësin e mallit, ndërsa sot në pyetje janë marrë personat e mësipërm, të cilët kanë mohuar të kenë patur dijeni pë sasinë e parave.

Kujtojmë se për këtë rast ka patur edhe akuza të forta politike mes Partisë Demokratike, i cila ka treguar gishtin drejt Taulant Ballës, si të përfshirë. Ky i fundit ka mohuar akuzat, duke paditur Bashën në gjykatë, ndërsa përballja mes tyre vijon.

Historia e lobimit te PD-se ne SHBA

Më 14 nëntor 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 500 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë USD. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton e deklaruar në raportin financiar të dorëzuar nga PD në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e 25 qershorit, çka ngre dyshime serioze për origjinën e parave. Gjithashtu, mbetet e paqartë se cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP,” e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë- nje shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale. Përveç dy kontratave të lidhura me “Stonington Strategies,” gjatë të njëjtës periudhë PD ka lidhur edhe një kontratë me kompaninë lobiste “Barnes and Thornburg LLP” në fillim të prillit me vlerë 150 mijë USD