Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Rumani.

Zyrtari i lartë i policisë shqiptare Ervin Dervina, 41 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Shtetit, e cila është e angazhuar me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë që Dervina në Rumani mbante postin e Oficerit të Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore.

Njoftimi i policisë:

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.