“Arena Kombëtare” po shkon drejt hapave e saj të fundit, për të mirëpritur Shqipërinë në takimin e shtatorit që do ta ketë për kualifikueset e Europianit.

Shqipëria.ch shkruan se shtëpia e re e Kombëtares ka kushtuar në total 75 milionë euro, sipas asaj që pohoi vetë disa ditë më parë, anëtari i komitetit të FSHF-së, Arben Dervishaj.

Gjithashtu kapaciteti i stadiumit do të jetë për 22.000 tifozë, ku duhet të veçohet edhe mbulesa për të gjitha tribunat, ndryshe nga ndërtimet e mëparshme në vendin tonë. Sa i përket tribunës së gazetarëve, do të ketë vend për 160 të tillë, të cilët do të qëndrojnë mbi tribunën VIP.

Disa ndryshime planesh dhe të papritura gjatë zhvillimit të projektit, detyruan që të shtyhej edhe përurimi i stadiumit, pasi u mendua që të bëhej në qershor ndaj Moldavisë.

Tashmë gjasat janë të mëdha që ndeshja e parë e Kombëtares, të luhet në shtator në “Arenën Kombëtare”.