Kryeministri Edi Rama do jetë ditën e sotme në orën 11:00 në Kosovë në kuadër të festimeve për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, në të njëjtën ceremoni ku do të jetë i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton.

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme në Bruksel ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë prej ku mori edhe mbështetjen për hapjen e negociatave për Shqipërinë.